Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur

Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Mal të Zi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Barane në afërsi të Plavës.

Siç raportojnë mediat atje dy nga viktimat janë çift bashkëshortor.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe një person, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç raporton Radio Televizioni i Malit të Zi të gjithë të vdekurit janë nga Plava.