Klubi i basketbollit Peja e ka bërë një tjetër “goditje” në ditët e fundit të vitit 2023.
Verdhezinjtë kanë njoftuar sot përmes faqes së tyre zyrtare se e kanë transferuar basketbollistin Jetmir Zeqiri, i cili më parë ishte pjesë e Sigal Prishtinës.
Gjithashtu, ai ka luajtur edhe në Maqedoninë e Veriut.
Pejanët i kanë uruar mirëseardhje përforcimit të ri, i cili do të luajë në “Karagaç” deri në fund të sezonit.
Pas 14 xhirosh të zhvilluara, Peja e mbylli pjesën e parë të sezonit në Superligën e basketbollit në pozitën e dytë me 24 pikë, dy më pak se liderja Trepça.
Pejanët do të mundohen ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar kur e fituan titullin e kampionit të Kosovës.
/TV Arbëria