Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt, Berisha: Hetimet mund të zgjasin deri në dy vite

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt, Berisha: Hetimet mund të zgjasin deri në dy vite

Gazetari, Ridvan Berisha në një intervistë në Breaking News ka folur rreth ngjarjes tronditëse të vrasjes së 30 vjeçares, Liridona Ademajt.

I pyetur nga gazetarja se, pse po vonohen kaq shumë hetimet për çështjen e vrasjes së 30 vjeçares, Liridona Ademajt, Berisha, theksoi se ende nuk dihet motivi që ka çuar në kryerjen e këtij akti.

Berisha theksoi se hetimet mund të zgjasin deri në dy vite, gjë që i ka shqetësuar edhe familjarët, të cilët zhvilluan takim me prokurorinë, që ranë dakord që prokuroria t’i mbajë të informuar për secilën rrethanë të gjetjes së provave të reja, por duke i mbajtur larg këtij procesi të rëndësishëm.

Intervista e plotë:

/TV Arbëria