Është kapur një person me armë dhe municione në kufirin e Bllacës.
Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut thonë se është sekuestruar pistoletë dhe municion të cilët janë zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës në hyrje të vendit, në vendkalimin kufitar Bllacë.
“Pistoleta CZ Shadow 2 dhe një karikator me 15 fishekë të kalibrit 15mm kanë qenë të fshehura në çantën prej lëkure të shoferit nën ulësen e pasagjerit, ndërsa në automjet janë gjetur dhe 5 plumba të kalibrit 9 mm.
Arma dhe municionet janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është parashtruar kallëzim penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
/TV Arbëria