Data e diellndalimit dimëror shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në Tropikun e Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qenë me qindra vjet me radhë shenjë festimesh të ndryshme dimërore, p.sh. Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja ndër të krishterët. Diellndalimi sëbashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit. (Brunilda Ternova)
Buzmi është një festë e vjetër pagane, që me kalimin e shekujve ka ardhur duke u zbehur, madje në disa popuj të tjerë indoevropianë është harruar. Mbeturina të riteve që përbënin ceremonialin e kësaj feste, në trevën e Pukës psh. kanë arritur deri në shekullin tonë. Si shumica e festave, edhe ajo e buzmit lidhej ngushtë me dëshirën për prodhim të mbarë e të bollshëm.
Të gjitha ritet e kësaj feste pagane kanë pasur karakter të theksuar bujqësor e blegtoral, çka tregon edhe për drejtimet kryesore ekonomike të popullit tonë në të kaluarën. Ato janë karakteristike për atë shkallë të zhvillimit të shoqërisë, kur natyra dhe dukuritë e saj kishin pushtet të fortë mbi të gjitha veprimtaritë e njeriut. Si të tilla, ato kanë rëndësi për studimin e psikologjisë dhe botëkuptimit të kësaj shoqërie.
Mbeturinat e kësaj feste tani nuk praktikohen më tek ne, por ruhen në treva të tjera, të banuara nga shqiptarë. (Mark Tirta. “Kulte të bujqësisë e të blegtorisë”, “Etnografia shqiptare”) Etnografi Mark Tirta në lidhje me Buzmin thekson: Fjala “buzm”, në kuptimin e këtij druri ritual ose edhe jashtë këtij kuptimi, Eqerem Çabej e shpjegon si një fjalë autoktone të shqipes të trashëguar nga rrënja e një fjale të lashtë indoevropiane… Nata e Buzmit pritej me gëzim të madh dhe me një parapërgatitje të veçantë. Kjo festë popullore ishte më e rëndësishmja dhe kishte një ceremonial të caktuar, të ngurtësuar në shekuj. Festave qe iu është dhën karakter fetar e që u përmendën më lartë janë pra me prejardhje pellazge, dhe çdo përvehtësim tjetër është vetëm se një maipulim jo i drejtë i të vërtetës sonë, shqiptare.
Dhimitri Pilika në librin e tij për pellazgët shkruan se: “…etruskët sipas një studiuesi francez e quanin dushkun pikërisht si sot në shqip, si dhe që anë e kënd Etrurisë pellazge hasen gjurmë të shpeshta të këtij simboli ballësor pellazg. Se Dushku dhe Buzmi lindën nga ne, janë dëshmitarë edhe vendet tona që me toponomastikën pellazge lidhen me dushkun. Dendësia e këtij emblemi të qenësishëm pellazg e cila përdorët kudo në trevat shqiptare edhe sot e kësaj dite dëshmon shkoqur për një lidhje organike të pa shoqe midis Dodonës dhe të sotmes shqiptare.)
Ja provat: Dushk (fshtrat në Gramsh, Lushnje, Shijak. Lezhë, Peqin). Bregu i Dushkut; (zonë malore Lushnje); Liqeni i Dushakut ( Gramsh); Kodra e Dushkut në Krujë e Lushnje; Qafa e Dushkut në Vlorë Dushkajë fshat në Lezhe, Gjakovë; Dushkan (Elbasan); Dushkarak (Vlorë), Dushkia (fshat arbëresh, Atikë) Deshtëm apo jo provat historike janë në duar tona.
Perëndimi i Diellit, përcillet nga mijëra qytetar të Anglisë në gurët e varur (Stonehenge) që sipas studimeve të fundit janë të ndërtuara nga njerëzit e Mesdheut (Pellazgët)
Një vend tjetër në Angli, përsëri nëpër Stonehenge, perëndimi i ditës më të shkurtë të vitit
Në regjionin Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj, që i takojnë kulturës Kokino, duke shkuar prapa 60 shekuj. Janë gjetur vizatime mbi shkëmbinj e posaçërisht vizatimet e shqiponjave. Janë gjetë gjithashtu edhe figurina të njeriut dhe kafshëve. Kokino kultura është një kulturë shumë e vjetër në tokat ilire.
Observatori Megalitik i Kokinos Kumanovë është në veri-lindje të MV afër kufirit me Serbinë; afër fshatit Kokino në vijë – kufitare me fshatin Arbanasko. Në të tërë rajonin janë regjistruar vendet arkeologjike që datojnë nga koha e Neolitit duke mbajtur në vetë vendbanime të rëndësishme, vende të shenjta dhe ngjarje deri në 6000 vjet të vjetra.
Vendi ku është vrojtuar pozita verore e diellit është e ruajtur mirë, vendi i vjeshtës dhe pranverës ka dëmtime të vogla, kurse aty ku është vërejtur pozita më e lartë në qiell gjatë dimrit ka dëmtime të mëdha.
Të gjitha këto dëmtime janë të mundura nga tërmetet që kanë dridhur tokën gjatë historisë. Edhe pozita qendrore e Observatorit është e ruajtur dhe e shënuar mirë
Observatori ilir-pellazgjik ne Kokino të Kumanovës i vjetër mbi 6 mijë vjet
Gjakovë, Fahri Xharra, 20.12.21