Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 05:30 në rrugën “Ali Hadri”, në Prishtinë.

Po ashtu në raport thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Një mashkull nga Kosova, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

/TV Arbëria