Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Alarmante/ Rezultati i drejtësisë i njëjtë sikur me PISA-n

Alarmante/ Rezultati i drejtësisë i njëjtë sikur me PISA-n

Ish- kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka deklaruar për TV Arbëria se situata në sistemin e drejtësisë është alarmante, sikurse situata në testin PISA.

Kjo duke u bazuar në pikëpamje të cilësisë së dobët të Prokurorisë dhe Gjykatave.

“Ne jemi keq me dimensionin profesional, si në prokurori, si në gjykatë. Jemi gati se në krahasim me PISA-n, te arsimi sa i përket anës profesionale”, tha ai.

Shqetësuese për Hasanin është edhe modeli i vetingut në drejtësi.

“Afër 60% të nivelit të parë të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë ndërru, kanë ardh të ri, por nuk ka shënu rezultatet e pritura ky lloj vetingu”, theksoi ai.

Ai gjithashtu sugjeroi se ka nevojë emergjente për reforma në veting, por të dominojë vetingu në aspektin profesional, të hulumtohen edhe prokurorët e gjyqtarët, të vihen edhe njëherë para vlerësimit.

Një shqetësim tjetër i ngritur nga Hasani ka të bëjë me ndërhyrjen e politikës në drejtësi, ai pohon se ndërhyrje kishte nga të gjitha qeveritë, por qeveria aktuale sipas tij e ka rritur nivelin e presionit dhe ndërhyrjes në drejtësi.

Video e plotë:

TV Arbëria