Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Prokuroria takon familjen e Liridona Ademajt, i informon rreth rastit

Prokuroria takon familjen e Liridona Ademajt, i informon rreth rastit

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka konfirmuar që sot së bashku me babin e tij kanë zhvilluar një takim me prokurorin e rastit për t’u njoftuar nga afër lidhur me hetimet që po zhvillohen për zbardhur detajet e vrasjes së saj.

Ky takim, thotë ai se ua lehtësoi dhimbjen teksa shtoi se hetimet janë duke shkuar mirë.

“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji. Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë”, shkroi ai në Facebook.

Leonardi po ashtu konfirmoi se takimet me prokurorinë për rastin do të jenë të rregullta.

“U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese”.

“Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit”, potencon ai.

“Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”, ka shkruar Ademaj në fund.

/TV Arbëria

Powered by WordPress