Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,...

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK- së, Alush Gradicës

Extra AL PVC

Dje në fshatin Vlahen të Hasit, të Shqipërisë, iu dha lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK- së, Alush Gradicës, ku shtëpia e tij ishte baza e parë e Ushtrisë Çlirimtare në Has.

Sokol Poga, e lavdëroi me fjalët më të mira të ndjerin, duke theksuar edhe mungesën e mjekimit nga ana e shtetit.

“Ishte njeri sekret, i palodhur, i dashur. Vdekja e tij na ka shkaktuar një dhimbje të madhe, sepse ka vuajtur. Me rënien e Luanit, Alushi pësoi një traumë psiqike dhe nuk e mori veten asnjëherë, tha ai.

Duke potencuar se as shteti shqiptar, që është shumë mbrapa, por as shteti i Kosovës, nuk iu gjet këtij njeriu për ta mjekuar. Shokët që na premtuan për ta mjekuar, ranë në burg dhe Alushi ngeli jashtë mjekimeve. Sa dite kalonin ai bëhej më keq, na dhimbsej, sepse vuante shumë. E konsideroj si një simbol, si një luftëtar, si një bazë të pazëvendësueshme në atë kohë”.

Përveç tij, Alushin e kujtuan edhe bashkëvendasit e tij, të cilin e lavdëruan për kontributin që dha për atdhe.

Pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit qenë të pranishëm shumë të afërm, bashkëvendas e bashkëluftëtarë të të ndjerit, Alush Gradica.

Lamtumirën e fundit ia dhanë edhe familja e tij, të cilët në lot e me shumë dhimbje e përcollën të ndjerin për në amshim.

Në emër të shoqatës së Organizatës së veteranëve të luftës së UÇK- së, profesori Bedri Muhadri, theksoi që Alush Gradica zë vend meritor në luftën çlirimtare, ku bëri sakrificën kombëtare, duke kaluar kufirin bashkë me njësitë ushtarake për të sjellë armatim.

Jeta e Alush Gradicës mbetet një shembull se si duhet ndihmuar atdheut në kohët më të vështira, e kontributi i jashtëzakonshëm i këtij heroi për lirinë e Kosovës do të skalitet gjatë në kujtesën kombëtare të gjithë shqiptarëve.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,...

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me...

Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e kërcënojnë paqen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që ka...

“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, shefi i Hezbollahut akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Kreu i Hezbollahut , Hassan Nasrallah, ka nisur fjalimin e tij të parë publik që nga shpërthimet vdekjeprurëse të martën dhe të mërkurën në...

Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,  po merr vëmendjen edhe pas këtij formatit. Ajo po shijon kohë jashtë Kosovës, e nëpër rrugët...

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me shërbimet e reja në Neurokirurgji. Ai ka deklaruar se katër operime përfunduan me sukses tek rastet...