Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Prizreni me bibliotekë të improvizuar

Prizreni me bibliotekë të improvizuar

Edhe pse nevoja për një bibliotekë me standarde është më se jetike për qytetin me trashëgimi historike dhe kulturore, megjithatë gjendja e tanishme paraqitet të jetë gati pikëlluese për shkak të kushteve të rënda në këtë institucion.

Drejtoresha e bibliotekës së qytetit, Sahadete Kukaj, në një prononcim për mediumin TV Arbëria, ndonëse nuk e paraqet gjendjen aq alarmante dhe të keqe, edhe pse infrastruktura dhe hapësira e kufizuar nuk i plotëson kërkesat minimaliste për lexim.

Ndërkohë, me raste sipas informacioneve mirë të verifikuara shiu arrin të depërtoj edhe brenda objektit.

No description available.

Me ketë rast drejtoresha ka pohuar se “si hapësirë mund të themi se është vendi më funksional për qytetin e Prizrenit”. Mirëpo, se sa është e rëndësishme infrastruktura adekuate shpjegohet edhe nga vetë drejtoresha kur ajo pohon se kanë një opus të lashtë të veprave të titujve me rëndësi të  veçantë.

“Lexuesi prizrenas ka një traditë te vjetër në ruajtjen e librave. Është fat që shumica prej tyre kanë arritur t’i ruajnë me shumë xhelozi, edhe librat e vjetra edhe dorëshkrimet e rralla. Ne si bibliotekë e Prizrenit krahas hulumtimit të titujve të ri, jemi marrë të shumtën e kohës edhe me hulumtimin e dorëshkrimeve të rralla dhe titujve të rrallë” ka përfunduar ajo.

Sidoqoftë, paradoksi qëndron në një fakt të thjeshtë, biblioteka e re ka nisur të ndërtohet qysh para 9 vitesh, por finalizimi i punëve nuk përfundoi as këtë vit.

No description available.

/TV Arbëria

Powered by WordPress