Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama: Do t’i largojmë të gjitha gjërat që janë jashtëligjore

Rama: Do t’i largojmë të gjitha gjërat që janë jashtëligjore

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot mbajti diskutim të përgjithshëm publik me qytetarët.

Në këtë takim, qytetarët patën hapësirë të flasin për probemet të cilat i shqetësojnë në jetën e përditshme.

Disa prej shqetësimeve që ata i përmendën janë: djegia e shtëpive për të cilat nuk dihet autori, rinovimi në ndërtesa pas rrënimit të 17 oxhaqeve, ashensorët me probleme teknike te banesat e bardha, ujërat e zeza, përmbyllja e sheshit “Gjorgj Bush” e shumë probleme të tjera të cilat ishin temë diskutimi në këtë takim.

Të gjitha ankesat e qytetarëve, kryetari i Prishtinës i mirëpriti, duke theksuar se do t’i largojnë të gjitha gjërat që janë jashtëligjore.

Në fund të takimit ai potencoi se do të planifikojnë zgjidhje për kërkesat dhe problemet e ndryshme të qytetarëve.

/TV Arbëria