Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ambasada gjermane me çokollata festive informon qytetarët si udhëtohet pa viza

Ambasada gjermane me çokollata festive informon qytetarët si udhëtohet pa viza

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka vendosur që përmes çokollatave festive të informojnë qytetarët në Prishtinë e Graçanicë për liberalizimin e vizave.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde në një postim në “X” ka shkruar se informatat po i shpërndajnë me ëmbëlsi përmes disa çokollatave festive.

“Sot, Ambasada e Gjermanisë u bashkua me fushatën zyrtare informative për liberalizimin e vizave. Duke shtuar një shije festive, ne ndamë informacionin “si të udhëtosh pas liberalizimit të vizave” mbi çokollata , duke përhapur ëmbëlsi në Graçanicë dhe Prishtinë!”, ka shkruar Rohde.

Kujtojmë se qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

/TV Arbëria