Fluks i madh i mërgimtarëve kanë filluar të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Pavarësisht kohës së gjatë të jetuar në shumë shtete perëndimore, dëshira e tyre për ta kaluar kohën e pushimit në vendlindje ka mbetur e pandryshuar.
Shumë nga ata që ateronin në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari, deri sa prononcoheshin për mediumin Arbëria TV , e shprehnin hapur mallin dhe mërzinë për jetën e bërë në mërgim. Por edhe te shumë nga ta nuk mungonte as lumturia dhe gëzimi për kalimin e pushimeve në Kosovë.
Është i ditur botërisht roli dhe ndikimi pozitiv si gjatë historisë ashtu edhe sot i diasporës për Kosovën. E shpërndarë në çdo cep të botës, ajo u bë zëdhënëse dhe mbështetëse e kërkesave politike të popullit shqiptar për liri. Shumë të rinj nga diaspora po ashtu iu bashkëngjiten radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkohë, as pas çlirimit dhe fitimit të shtetësisë, kontributi i saj nuk është ndalur për asnjë moment në mbështetje të Kosovës. Këtu vlen të veçohet fakti, se reminitencat e mërgatës edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kenë rol vital për jetën ekonomike të vendit.
Vetëm në pjesën e parë të këtij viti, sipas Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), bashkatdhetarët tanë kanë dërguar deri në 632 milionë e 900 mijë euro.
Po ashtu, përveç reminitencave pjesë e rëndësishme këtij ndikimi mund janë edhe vet shpenzimet e tyre gjatë vizitave në Kosovës, qoftë gjatë pushimeve verore ashtu dhe sikur këto në fund vit.
E tëra kjo sepse për siç pohoi një mërgimtare “s ’ka vend si Kosova”.
Përgatiti: Blerta Krasniqi
/TV Arbëria