Vushtrria nga sot do të ketë në dispozicion dy automjete të reja, të cilat do të përdoren nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF).
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se dy automjetet e blera do të përdoren për transportin e pacientëve në hemodializë dhe për realizimin e vizitave shtëpiake.
“Investimi në shëndetësi, që pacientët të marrin shërbime adekuate shëndetësore dhe personeli mjekësor të ketë kushte të dinjitetshme për punë, vazhdon të jetë prioritet i qeverisjes time”, ka shkruar Idrizi.
/TV Arbëria