13:48 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Art > Kadare: Të huaj jemi

Kadare: Të huaj jemi

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë shqipe e botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit.

Kadare është fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel.

Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.

Më poshtë kemi paraqitur një prej poezive më të mira të Kadaresë;

Të huaj jemi 

Të huaj jemi ne prej kohësh,

C ’ish për t’u thënë është thënë,

Si gurët që zënë vend në tokë,

Në jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur

Të gjitha rrugët edhe shtigjet,

Si dy qytete mesjetare

Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën, kur i lodhuri truri,

Portat i mbyll me qetësi,

Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,

Një shteg që vetëm ti e di.

Pastaj si në rrugica parqesh,

Shëtit mes cirkovolucionesh,

Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,

Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Por kur mëngjesi zë afrohet,

Nis shqetësohesh befas ti,

Dhe heshturazi del përjashta

Nga shtegu, që del veç ti

E dita vjen. Rrjedh prapë jeta.

Dhe ne të dy si dhe më parë

Të ftohtë rrimë e të pamposhtur

Si dy qytete mesjetare.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress