Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kombet e Bashkuara: Rusia ka dështuar që t’i mbrojë civilët në Ukrainë

Kombet e Bashkuara: Rusia ka dështuar që t’i mbrojë civilët në Ukrainë

Rusia ka dështuar që t’i mbrojë civilët në Ukrainë.

Kështu ka thënë shefi i të drejtave të njeriut, i Kombeve të Bashkuara.

Volter Turk ka thënë se zyra ka të dhëna të “shkeljeve të shumta të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar dhe ligjit të luftës”, raporton The Telegraph.

“Ka pasur dështime të vazhdueshme nga Federata Ruse për të marrë masa adekuate për t’i mbrojtur civilët dhe objektet civile kundër efekteve të sulmeve të tyre”, ka thënë Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

Ky reagim ka ardhur pas retorikës në rritje të Vladimir Putin ku kritikoi rritjen e numrit të të vrarëve në konfliktin në Gaza.

Powered by WordPress