Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pacolli i padit Abdixhikun, Ramën e Kica-Xhelilin: Shpifën e më denigruan për Rrugën A

Pacolli i padit Abdixhikun, Ramën e Kica-Xhelilin: Shpifën e më denigruan për Rrugën A

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka dorëzuar padi kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe deputetes së LDK-së, Doarsa Kica Xhelilit.

Padi tha ajo para mediave ka të bëjë më shpifjet dhe denigrimin që këta të fundit i kanë bërë lidhur me projektin e rrugës A.

“Dorëzova padi kundër kryetari të Prishtinës Përparim Rama, kundër kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut dhe kundër nënkryetares së LDK-së, deputetes Doarsa Kica-Xhelili në lidhje me rastin e Rrugës A. ata shpifin dhe fyejnë dhe denigrojnë autoritetin tim duke më akuzuar pa fakte”.

“Me statuset e tyre publike kanë nxitur opinioni publik, kundër meje, kanë nxitur qytetarët e Prishtinës të reagojnë kundër meje pa pasur asnjë fakt dhe në mënyrë shumë të padrejtë. Unë pres që Gjykata ta shqyrtojmë me kujdes lëndën time”.

E pyetur për ndërlidhjen me motrën e saj në këtë çështje, gjyqtaren Vlora Pacolli, ajo tha se të dyja vetëm po e bëjnë punë ë tyre profesionale, mirëpo kjo afërsi e tyre është shfrytëzuar për qëllime politike, raporton EO.

“Motra ime ka punën e vet, unë kam punën time, të dyja e bëjmë punën tonë profesionale. Ata e kanë shfrytëzuar rastin për të përfituar politikisht dhe më kanë akuzuar padrejtësisë veç pse jam motra e gjyqtares Vlora Pacolli”.

“Ajo e ka pasur rastin e Rrugës A, ju e dini që rastet ndahen me rend. Ne presim që Gjykata të merr vendim”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress