Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Digjen dy vetura në Pejë

Digjen dy vetura në Pejë

Në orët e para të së hënës, dy vetura janë djegur në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësiti zjarrfikës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka shuar zjarrin.

“Rr. Mbreti Zog- Pejë 18.12.2023-02:00. Ankuesi mashkull nga Kosova ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i janë përfshirë dy automjetet e tij me targa civile të parkuara në trotuar afër shtëpisë. Njësiti zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

/TV Arbëria