Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit (MKRS), në një ceremoni ka bërë ndarjen e çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”, raporton Ekonomia Online. Ndarjen e çmimeve e ka bërë ministri Hajrullah Çeku.
Çmimi i parë për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”, i është ndarë dramës me titull: “Gërrdia”, e autorit Astrit Kabashi.
Ndërsa cmimi i dytë për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”, i është ndarë dramës me titull: “Uellsi ka një Mbret”, e autorit autor Jeton Neziraj.
Përderisa çmimin e tretë e morri drama me titull: “Marshi i hijeve të diellit”, e autorit Florent Kurtalani.
/TV Arbëria