Mbi 40 mijë euro dyshohet se janë grabitur sot në një këmbimore në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Telegrafi nga burimet e veta ka mësuar se cak i grabitjes ka qenë një nga këmbimoret e “ExCoins”, ku persona të armatosur kanë marrë mbi 40 mijë euro.
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
Numri i grabitjeve të armatosura është rritur kohëve të fundit në Kosovë. Para disa ditësh, persona të armatosur kishin kryer grabitje edhe në një argjendari në Suharekë.
Policia kishte arritur të i identifikonte personat e dyshuar, ku njëri prej tyre edhe kishte refuzuar të dorëzohet, ai ishte neutralizuar nga ana e policisë. Ndërsa të tjerëve u është caktuar masa e paraburgimit.
/TV Arbëria