Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Aksident me fatalitet në “Rrugën e Arbrit”, vdesin dy persona

Aksident me fatalitet në “Rrugën e Arbrit”, vdesin dy persona

Dy persona humbën jetën tragjikisht paraditen e kësaj të hëne në Rrugën e Arbrit.

Sipas Policisë së Shqipërisë ngjarja ndodhi afër Shkallës së Tujanit, në Tiranë. Në aksident u përfshinë dy automjete, një makinë poste dhe një Golf. Për pasojë, njëra prej mjeteve përfundoi jashtë rruge duke rënë në humnerë. Të dy personat që ndodheshin në mjet mbetën të vdekur.

Identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë nuk dihen ende.

/TV Arbëria