Policia e Kosovës njofton se dje në Prizren një burrë është gjetur pa shenja jete.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prizren / 17.12.2023 – NN. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull nga Kosova, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
/TV Arbëria