Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ukrainasja shokon botën e tenisit, refuzon të paraqitet në finale ndaj ruses

Ukrainasja shokon botën e tenisit, refuzon të paraqitet në finale ndaj ruses

Një turne ekspozues tenisi në Francë i quajtur Negometal Open përfundoi në një mënyrë krejtësisht të pabesueshme pasi ukrainasja Marta Kostyuk refuzoi të luante kundër ruses Mirra Andreeva.

Kostjuk fitoi ndeshjen gjysmëfinale në Bourg-de-Peage, për të kaluar më pas në finale – aty ku priste rusja 16-vjeçar Mirra Andreeva.

Megjithatë, tenistja ukrainase nuk ka dashur të konkurrojë kundër ruse për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë kundër atdheut të saj.

Fundi i turneut ishte më i çuditshmi ndonjëherë, pasi Kostyuk vendosi të mos paraqitej në finale, organizatorët vendosën që rusja Andreeva të luante kundër një rivaleje tjetër në finale. Po, keni dëgjuar mirë. Rivalja ishte Yanis Ghazouani Durand.

“Për arsye përtej kontrollit tonë dhe për shkak të kontekstit gjeopolitik të gruas ukrainase, Marta Kostyuk nuk do të konkurrojë në finalen e edicionit të gjashtë të Negometal Open”, njoftuan organizatorët.

Kostjuk nuk ka dashur të komentojë këtë vendim. /Telegrafi/

 

Powered by WordPress