Xhudisti jonë, Akil Gjakova ka siguruar medaljen tashmë pasi ka kaluar në finalen e madhe në Kampionatin e Hapur Evropian që po mbahet në Prishtinë.
Akili ka marrë edhe fitoren e katërt ditën e sotme, duke fituar gjysmëfinalen e kategorisë deri në 73 kilogramë.
Në finale, Gjakova do të ndeshet me italianin Manuel Lombardo, i cili më herët mposhti xhudistin tjetër nga Kosova, Dardan Cena.
Ndryshe, në Kampionatin e Hapur Evropian do të dhurohet gjithsej 300,000 euro për kategori peshe.
Dy fituesit e medaljeve të arta do të marrin secili nga 55,000 euro, finalistët nga 35,000 euro secili dhe xhudistët e vendit të pestë do të marrin secili nga 10,000 euro.
/TV Arbëria