Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Kurti me kritika për mediet: Nuk po i publikojnë vendimet e Qeverisë, 2024-ta vit i përgatitjes zgjedhore

Kurti me kritika për mediet: Nuk po i publikojnë vendimet e Qeverisë, 2024-ta vit i përgatitjes zgjedhore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti, u ka kërkuar të gjithë anëtarëve të Këshillave lokale që nga viti i ardhshëm të përgatiten për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2025.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të VV-së, për këtë vit, Kurti u tha anëtarëve  tha se viti 2024 për të gjitha qendrat e VV-së duhet të jetë vit i përgatitjes dhe mobilizimit për proceset zgjedhore, ku theks iu dha zgjedhjeve lokale.

“Kjo është mbledhja e fundit për këtë vit. Vështir të gjenet një forum politik që e ka kaq aktiv Këshillin më të rëndësishëm organizativ, madje edhe në Ballkan. Viti 2024 duhet të jetë i aktivizuar për zgjedhjet e vitit 2025 lokale. Kandidatët për kryetar duhet që të njoh kërkesa dhe shqetësimet e secilit qytetarë. Qendrat duhet të realizojnë takime për kresat e qytetarëve, të jemi afër tyre. Nuk do t’i zgjedhim metoda pararendësve që kanë qenë fasadë”.

Kurti kritikoi mediat, pasi tha se shumë nga vendimet që i merr Qeveria nuk paraqiten fare apo në rastin më të mirë paraqiten pjesërisht në pjesën dërmuese të spektrit mediatik.

/TV Arbëria

Powered by WordPress