Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Fondi Sovran do të jetë dështimi i radhës i kësaj Qeverie

Fondi Sovran do të jetë dështimi i radhës i kësaj Qeverie

Shkruan Hykmete Bajrami

Kaloi Ligji për Fondin Sovran

Tani këtij institucioni “të pavarur” Qeveria do t’ia caktojë bordin.

Qeveria e cila që tri vite ka zgjedhë të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike, e të cilave ja ka dhënë dhjetra miliona euro subvencione pa sukses, tani do t’ua caktoj një superbord i cili do t’i kthejë këto ndërmarrje në “ndërmarrje profitabile”.

Fondi Sovran që themelohet sipas Ligjit që sonte e kaloi LVV-ja, nuk punon sipas Ligjit të Prokurimit, dmth. financohet nga buxheti i shtetit, por mjetet i shpenzon sipas rregullave të LVV-së. Nuk punon sipas Ligjit të Punës. Nuk punon sipas Ligjit për Ndërmrrje Publike. Nuk punon sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Nuk punon sipas Ligjit për AKP-në. Ky Ligj punon sipas rregullave të mbretit/Albin Kurti, edhepse ka gjasa maksimale se ai vetë as idenë e Ligjit dhe të Fondit nuk e ka.

Të nderuar qytetarë,

Fonde Sovrane kanë shtetet të cilat kanë teprica buxhetore. Qeveria jonë nuk ka tepricë buxhetore. Qeveria ka paraparë që me nda mjete nga buxheti, me hy borxh, e këto mjete me ia dhënë një grupi politik i cili ka mandat që këto ndërmarrje me i kthy në ndërmarrje profitabile, me idenë që mandej akterë privat kanë me ble aksione në këto NP.

Ky Fond do të marrë në menaxhim edhe asetet e AKP-së.

Cila është kostoja e shpronësimit?

Çka bën Fondi me këto asete?

Kush do të ju përgjigjet kreditorëve potencial?

Asnjë nga këto pyetje nuk kanë marrë përgjigje.

Fondi thuhet se do të investojë edhe në ndërmarrjet private të ashtuquajtura “sipërmarrje kampionë”, të cilat do t’i zgjedhë dhe aprovojë Qeveria.

Tani e tri vite ne të gjithë e kemi pa këtë Qeveri që nuk është në gjendje t’i kryejë as punët dhe obligimet e veta, tani Qeveria do të marrë borxhe dhe do të bëhet hisedare edhe në ndërmarrjet private “sipërmarrje kampionë”?!

Ndërmarrjet publike që do t’i marrë Fondi janë:

Trepça e cika sot nuk ka mjete për paga të punëtorëve,

KEK-u me teknoligjinë e vitit 1960 ,

Telekomi që sot të vetmin shërbim që e ofron e ka “no service”

Trainkos pa trena

Infrakos pa infrastrukturë dhe

Posta pa shërbime

Me bindje të plotë e them se Fondi Sovran do të jetë dështimi i radhës i kësaj Qeverie, por një gjë është e sigurt se anëtarët e Bordit (politik) do të kenë paga të mira e udhëtime të shumta nëpër vende të zhvilluara për të vizituar Fondet Sovrane që financohen nga shitja e gazit, naftës e metaleve të çmuara në ata vende ku operojnë.

Powered by WordPress