Po i vije fundi stinorit vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës, me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar ditën e sotme (e shtune).
Dueli kryesor i ditës së sotme do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqir i Malishevës.
Edhe Malisheva ka dy fitore radhazi dhe synon që të shkaktojë befasi në Gjilan.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, me Dukagjinin që është nikoqir i Gjilanit.
Të dy skuadrat në këtë duel vijnë pas humbjeve javën e kaluar dhe kërkojnë këndelljen për tu ngjitur në tabelë.
Të tre sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar zhvillohen me fillim nga ora 13:00.
/TV Arbëria