Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Në njoftimin për media thuhet se Kurti dhe Hylan diskutuan për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet vendeve, bashkëpunimin në shumë fusha dhe tema e çështje.
Një prej tyre ishte çështja e procesit të konvertimit të targave, nga i cili deri më tani mbi 4200 qytetarë serbë të Kosovës kanë përfituar prej lehtësimeve financiare të Qeverisë për regjistrimin e veturave me targa RKS”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria