Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qeveria informon qytetarët përmes ‘SMS’ për rregullat e udhëtimit pa viza në zonën Schengen

Qeveria informon qytetarët përmes ‘SMS’ për rregullat e udhëtimit pa viza në zonën Schengen

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një fushatë informimi ndaj qytetarëve të vendit në lidhje me udhëtimin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në SMS thuhet shkurtimisht:

“Nga 1 janari, pa viza! Të keni: pasaportë, akomodim, biletë kthyese, dëshmi financiare. Vetëm vizita afatshkurta, jo punësim. 90/180 ditë”.

Ndërsa kanë bashkëngjitur edhe një link me pyetjet më të shpeshta për këtë proces dhe përgjigjet e tyre.

/TV Arbëria