Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Të paktën 11 të vrarë në një sulm në Iran

Të paktën 11 të vrarë në një sulm në Iran

Njëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në stacionin e policisë së një province iraniane, ka thënë televizioni shtetëror i Iranit.

Televizioni shtetëror ka njoftuar se pas saj dyshohet se qëndron grupi separatist Jaish al Adl, raporton skynews.

Kjo për faktin se Jaish al Adl edhe në vitin 2019 shkaktoi vdekjen e 27 anëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit, gjatë një sulmi me bombë në një autobus.

Zëvendësgurvernatori i provincës Sistan dhe Baluchistan, njoftoi se në mesin e të vrarëve përfshihen edhe oficerë të lartë të policisë dhe ushtrisë.

Në muajt e fundit, rajoni me shumicë sunite ka përjetuar sulme nga militantë dhe grupe separatiste, si pjesë e një kryengritjeje kundër qeverisë.

Ndryshe, provinca Sistan dhe Baluchestan është një ndër zonat më pak të zhvilluara të Iranit./Telegrafi/

Powered by WordPress