Udhëheqësit e Venezuelës dhe Guajanës kanë arritur një marrëveshje historike, duke deklaruar se nuk do të përdorin forcën kundër njëri-tjetrit në lidhje me mosmarrëveshjet për territorin e pasur me naftë.
Pas një samiti njëditor të mbajtur në ishullin e Karaibeve të Shën Vincentit dhe Grenadineve, të dy vendet deklaruan se mosmarrëveshja duhet të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Ata thanë se do të ndjekin zgjidhje diplomatike duke themeluar një komision të përbashkët për adresimin e kësaj çështje delikate, raporton cnn.
Komisioni i përbashkët do të përfshijë ministrin e Jashtëm dhe stafin teknik të secilit vend, dhe do të nxjerrë përditësime brenda tre muajvei.
Guajana e quajti këtë veprim si hap drejt aneksimit dhe një kërcënim për ekzistencën e saj.
Ky hap drejt një zgjidhjeje paqësore të mosmarrëveshjes territoriale është vlerësuar pozitivisht nga bashkësitë ndërkombëtare.
Ndryshe, takimi i radhës mes këtyre dy vendeve pritet të jetë në Brazil muajt e ardhshëm. /Telegrafi/