SHQIPËRIA DHE SINDROMA E “ÇUNIT TË MIRË”

Shkruan Ruben Avxhiu E kanë thënë shumë vetë këto ditë...

Atentat ndaj dy të rinjve shqiptarë në Itali, breshëri plumbash mbi ‘Audi’

Një atentat mafioz është regjistruar në Como të Italisë,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Studimi thotë se fëmijët që s’bëjnë punë shtëpie rriten të papërgjegjshëm

Extra AL PVC

 

Ka një arsye që fëmijët tuaj janë të prirur për shpërthime emocionale kur ju i kërkoni atyre për të bërë një punë shtëpie? Në fund të fundit, kush fëmijë dëshiron të kalojë 20 minuta me duart në ujë duke larë pjatat ku keni ngrënë një ëmbëlsirë (s’po themi tenxheren ku keni gatuar) në vend që të shohë filmat vizatimorë të preferuar, të luajë në laptopë apo thjesht të mos prekë gjë me dorë?

Por në vend që të shmangni lotët dhe të lani gjithçka vetë, duhet të mbani vendin tuaj. Pse? Rezulton se fëmijët që bëjnë punë shtëpie rriten për të qenë më të suksesshëm.

“Duke i “detyruar” ata të bëjnë punë që në vegjëli (normalisht detyra përshtat me moshën e tyre) i ndihmoni të kuptojnë e të njohin konceptin e përgjegjësisë, punës në grup e ndarjes së detyrave.” Kështu shprehet Julie Lythcott-Haims, ish-dekane në Universitetin e Stanfordit dhe autore How to Raise an Adult! Lythcott-Haims gjithashtu ka folur edhe rreth hulumtimit të saj, të cilin e bazoi në një studim të Harvardit, i cili është studimi më i gjatë i kryer ndonjëherë.

“Nëse fëmijët nuk i palosin vetë rrobat, apo nuk i rregullojnë vetë lodrat në vendin e tyre, kjo do të thotë që dikush tjetër e bën këtë për ta”, tha Lythcott-Haims gjatë fjalimit të saj TED. “Dhe kështu ata janë të ‘liruar’ jo vetëm nga ideja e punës, por nga të mësuarit se puna duhet të bëhet dhe se secili prej nesh duhet të kontribuojë për përmirësimin e tërësisë”.

Ajo gjithashtu beson se fëmijët që rriten duke bërë punë do të jenë punonjës më të aftë, të cilët kanë aftësi për të bashkëpunuar me kolegët, do të jenë më të ndjeshëm ndaj të tjerëve dhe mund të marrin detyra në mënyrë të pavarur.

 /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

SHQIPËRIA DHE SINDROMA E “ÇUNIT TË MIRË”

Shkruan Ruben Avxhiu E kanë thënë shumë vetë këto ditë...

Mjekët i thanë se vetëm edhe një vjet ka jetë, por ajo merrë pjesë në maratonë- Koci rrëfen rastin e bashkëshortes

Avokati Koci ka ndarë me ndjekësit një histori emocionuese...

Atentat ndaj dy të rinjve shqiptarë në Itali, breshëri plumbash mbi ‘Audi’

Një atentat mafioz është regjistruar në Como të Italisë,...

Katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga disa të shtëna masive në Albama të SHBA-së

Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë...

SHQIPËRIA DHE SINDROMA E “ÇUNIT TË MIRË”

Shkruan Ruben Avxhiu E kanë thënë shumë vetë këto ditë të tronditjes kombëtare për vdekjen e parakohshme të Gerti Bogdanit dhe paradës përshkruese të virtyteve...

Mjekët i thanë se vetëm edhe një vjet ka jetë, por ajo merrë pjesë në maratonë- Koci rrëfen rastin e bashkëshortes

Avokati Koci ka ndarë me ndjekësit një histori emocionuese për gruan e tij, Merita, e cila ka përballuar një diagnozë të rëndë shëndetësore, raporton...

Atentat ndaj dy të rinjve shqiptarë në Itali, breshëri plumbash mbi ‘Audi’

Një atentat mafioz është regjistruar në Como të Italisë, ku në shënjestër kanë qenë dy shqiptarë, të cilët kanë mbetur të plagosur. Mediat italiane raportojnë...