Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Presidentja Osmani sot mban fjalimin vjetor para Kuvendit të Kosovës

Presidentja Osmani sot mban fjalimin vjetor para Kuvendit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës.

Ajo do ta mbajë fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 11:00. Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

“Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Osmani do t’i drejtohet Kuvendit sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit.

/TV Arbëria