Një zyrtare e një banke në Pejë ka njoftuar policinë se pas kontrollimit të të gjitha degëve i kanë klasifikuar 657 bankënota nga 2 euro, që dyshohet të jenë pranuar më herët dhe janë fals.
Sipas policisë, bankënotat që kapin shifrën e 1 mijë e 314 euro janë sekuestruar nga njësia e krim teknikës.
Paratë e falsifikuara që po qarkullojnë në tregun e Kosovës janë kthyer në shqetësim kohëve të fundit.
Qytetarët por edhe bizneset më së shumti kanë hasur monedhat false prej 2 euro.
Kujtojmë se ditë më parë nga Prokuroria Speciale është identifikuar grupi që fuste 2 eurot false në Kosovë, ku 6 persona janë kapur në flagrancë.
Tre nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe tre të tjerë shtetas të Kosovës.
/TV Arbëria