Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arben Mustafa: Bizneset po dëmtohen nga ndërpreja e energjisë elektrike

Arben Mustafa: Bizneset po dëmtohen nga ndërpreja e energjisë elektrike

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth dëmeve që i janë shkaktuar një biznesi në Kosovë nga ndërprerja e energjisë elektrike. 

Postimi i plotë i tij:

“Këto janë dëmet që i janë shkaktuar një biznesi prodhues në Kosovë nga ndërprerja pa paralajmërim e energjisë elektrike për vetëm 2 minuta.
Ndërprerjet e tilla janë shumë të shpeshta dhe po i shkaktojnë dëme të mëdha financiare bizneseve.

Nuk mund të flasim për ambient të favorshëm për zhvillimin e biznesit kur ende nuk po arrijmë që të kemi të paktën furnizim stabil me energji elektrike”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

/TV Arbëria