Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Tahiri: Projektiligji për buxhetin e vitit 2024 është ‘dokument’ i LVV-së

Tahiri: Projektiligji për buxhetin e vitit 2024 është ‘dokument’ i LVV-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se Projektligji për buxhetin e vitit 2024 është ‘dokument’ i një partie politike.

Tahiri gjatë seancës theksoi se Kuvendi i Kosovës nuk e mbikëqyrë punën e Qeverisë, por është vet Qeveria që e bën atë.

“Sot kemi një ligj që është kthyer në dokument të një partie politike, të një kabineti që e ak mbështetjen e këtyre deputetëve. E fatkeqësisht këta deputetë nuk i ka pyet askush dhe asnjë amandament të vetëm nuk kanë mundur ta fusin në këtë ligj. Nuk është Grupi Parlamentar i LVV-së dhe Kuvendi i ksoovës që e mbikqyrë punën e Qeverisë, por është Qeveria që në emër të tyre përcakton dhe bëjnë cka duan”, ka thënë Bislimi.

Ai tha se: “ky ligj që i ka 64 amandamente, prej këtyre amandamente asnjë nuk do të miratohet. Jemi duke fol për një dokument puro politik”, u shpreh ai.

Sipas tij, sektori privat është para kolapsit.

“Sektori privat është para kolapsit dhe nëse në vitin 2024 nuk e dysfishoni investimin kapital Kosova do të bankrotojë. Me këtë rast shfrytëzoj rasti që t’ia uroj baba dimrit Vitin e Ri, e iu rrit ndera që na i ka dhënë nga 100 euro”, tha ndër të tjera Tahiri. /Telegrafi/

Powered by WordPress