Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka pohuar se tashmë votimit të Ligjit të buxhetit më këtë pushtet i ka humbur edhe kuptimi.
Është viti i katërt që qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje përgatit buxhet dhe është viti i katërt që kjo mazhornacë asnjë amendament të opozitës nuk e ka pranuar.
Duke analizuar strukëtën e buxhetit të vitit që po e lëm pas, ajo ka deklaruar se ministri i financave i ka pasur ne dispozicion 220 milionë euro fonde, të cilat i ka pasur të pa rialokume. Dje me vendim të Qeverise i ka shpërnda rreth 54 milionë. Ndërkohë, kyçja e sistemit arsimor në platformën digjitale kushton më pak më shumë se 1 milionë euro. E Ky pushtet nuk investon në platforma të tilla, por shpërndan subvencione vetëm për t’i mashtruar qytetarët.
Po ashtu ajo potencoi se duhet të ketë rritje të pagave në arsim.
“Arsimi të bëhet prioritet kombëtar. Duhet të ketë ngritje substanciale të pagave në arsim. Në ligjin që është sot për votim ka një ngritje të koeficientit për 5 euro. Kjo nuk është ngritje…”, ka thënë Bajrami.
Deputetja e LDK-së kërkoi që të reflektohet për sa i përket rishikimit të buxhetit për vitin 2024.
“Është mirë me reflektu dhe ta marrim projektligjin për buxhetin që ta rishikojmë. Nëse arrijmë që të rregullojmë arsimin kemi mei rregullu të gjitha fushat”, ka thënë ndër të tjera Bajrami.
/TV Arbëria