Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta.
Kjo stërvitje e përbashkët ushtarake, pra “Fekeni 23” po zhvillohet në poligonin ushtarak në Biza të SHqipërisë.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
“Dy ushtri, një komb”, tha Maqedonci.
“Qëllimi i kësaj stërvitje është të testoj kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, theksoi ai.
/TV Arbëria