Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Buxheti sot sërish para deputetëve, ngrihen shqetësime serioze për diskriminim të komunave që nuk qeverisën nga LVV

Buxheti sot sërish para deputetëve, ngrihen shqetësime serioze për diskriminim të komunave që nuk qeverisën nga LVV

Në margjina të shqetësimeve në rritje për mënyrën e ndarjes së buxhetit për komunat e Kosovës, sot Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2024.

Për sa kohë që mazhoranca e ka quajtur buxhet zhvillimor për vendin, opozita në anën tjetër vijon zëshëm kritikat se qeveria e kryeministrit Kurti, hapur mbështeti komunat ku qeveris LVV. Po ashtu vërejtje serioze kanë ardhur edhe nga vet kryetarët e komunave si, Skënderaj, Ferizaj, Lipjani, Prishtina, Theranda, Deçani e komuna të tjera, zyrtarët e të cilëve thonë se janë të diskriminuar keq nga Kurti vetëm pse këto komuna nuk qeverisen nga partia e tij.

Njëkohësisht edhe pjesëtarë të shoqërisë civile, siç është organizata GAP, ka konstatuar se projekt buxheti i vitit 2024 është i koncipuar me qasje të pabarabartë dhe diskriminon komunat ku nuk qeveris Lëvizja Vetëvendosje.

/TV Arbëria

Powered by WordPress