Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Hoti shtron pyetje parlamentare për marrëveshjen KEDS- Elektrosever

Hoti shtron pyetje parlamentare për marrëveshjen KEDS- Elektrosever

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosvës, Avdullah Hoti ka njoftuar se ka shtruar pyetje parlamentare për përgjigje me shkrim në lidhje me marrëveshjen mes KEDS’it dhe Elektroseverit.

Ai i ka bërë të ditura pyetjet që ka parashtruar:

Kur është nënshkruar marrëveshja mes KEDS-it dhe Elektroserverit?

Ju lutem të dërgoni kopjen e kësaj kontrate.

A është regjistruar Elektroserver si kompani sipas ligjeve të Kosovës?

Ju lutem të dërgoni regjistrimin biznesor të Elektroserverit.

A ka marrë Elektroserver licencë nga ZRRE për operim? A mund të cekni numrin e licencës?

Hoti ka thënë se kjo marrëveshje nuk është bërë publike dhe se ka shumë konfuzione për mënyrën e marrëveshjes.

“Kjo marrëveshje nuk është bërë publike dhe ka shumë konfuzione lidhur me mënyrën e marrëveshjes. Sipas raportimit të ZRRE-së në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Financa dhe Transfere, Qeveria e Kosovës ka pagur 113 mil euro për energjinë e shpenzuar në komunat në veri në vitin 2021 dhe 2022.”

Në fund, ai ka shtruar pyetjen se a qëndron ende deklarata e Kurtit për Elektroseverin

“A qëndron ende deklarata e Kryeminstrit Kurti se: Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrsesi; nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat në veri, atëherë shpërndarja edhe furnizimi duhet të kthehet në pronë publike; nëse këtë nuk e bën KEDS-i duhet ta bëjë Qeveria?!”

/TV Arbëria

Powered by WordPress