Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Mallorca s’pret t’i kthehet Muriqi para vitit 2024

Mallorca s’pret t’i kthehet Muriqi para vitit 2024

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit ia ka prishur krejt planet Mallorcës.

Sulmuesi nga Kosova ishte lënduar në përballjen e muajit të kaluar të “Dardanëve” ndaj izraelitëve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më pas, stafi mjekësor i klubit spanjoll konstatoi se “Pirati” do të mungonte 4-6 javë.

Mirëpo, shërimi i tij nuk shkoi sipas planeve dhe parashikimeve.

Fillimisht pritej që Muriqi do të ishte në dispozicion për ndeshjen e kësaj jave ndaj Almerias, por tërheqja muskulore i doli “dardhë me bisht”.

Lojtari do të mungojë sigurisht edhe në ndeshjen e fundit të vitit kundër Osasunas në Palma pasi lojtari kosovar nuk i është bashkuar ende ekipit në ushtrime.

Pra, Mallorca do ta presë ish-futbollistin e Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios që nga fillimi i vitit të ri.

Më saktësisht, Muriqi mund të rikthehet në lojën e parë të vitit 2024 në “Santiago Bernabeu” kundër real Madridit, e paraparë të zhvillohet më 3 janar.

Deri tash, 29 vjeçari i ka humbur ndeshjet ndaj Atlético Madrid, Cádiz, Alavés e Sevillas.

Gjithashtu, nuk ishte as në lojën e Copa del Rey kundër Valle de Egüés, e s’do të jetë as ndaj Almerias dhe Osasunës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress