Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore dyshohet se u dhunua dje në Pejë. Për këtë, janë arrestuar dy persona.
Arrestimin e tyre për Insajderin e ka konfirmuar Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Si rezultat i një pune intenzive hetimore policia ka identifikuar dy të dyshuar për rastin e djeshëm”, ka thënë ai shkurtimisht për mediumin.
Gjatë ditës së djeshme, Nikqi njoftoi se pas ekzaminimeve mjekësore të viktimës, është bërë e ditur se e njëjta është dhunuar.
“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë kryer këtë vepër penale”, u shpreh ai. /Insajderi.org/