spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kush janë më të klikuarit e vitit në Google?

Extra AL PVC

2023-ta ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për ekranin e kinemasë, por po ashtu për motorin e kërkimit në Google.

Barbie dhe Oppenheimer kanë qenë filmat më të kërkuar në Google për këtë vit, ndërsa nga futbollistët renditen Kylian Mbappe dhe Harry Kane, nga bota e muzikës vendin e parë e mban Shakira, kjo edhe për shkak të historisë së saj të divorcit.

Rezultatet bazohen në kërkimet më të larta për këtë vit, krahasuar edhe me vitin e shkuar. Padyshim, nëse flasim për filmat, më e klikuar është Barbie dhe pas saj, Oppenheimer.

Ndërkohë Shakira mbetet më e kërkuara, për shkak të këngës me të cilën e nisi këtë vit, duke publikuar në janar këngën dedikuar ish-bashkëshortit Gerard Pique, me të cilën vendosi edhe rekord në Youtube, si hiti në Amerikën Latine.
Më pas, u lakua edhe për gjyqin me të cilin po përballet për evazion fiskal. Mathew Perry është një tjetër emër që është përfolur, sidomos nga tetori deri më sot, që kur 54-vjeçari u nda nga jeta papritur. /A2CNN

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Rama: Kemi interesim për projekte nga investitorë të huaj, nga Qeveria kërkojmë vetëm të mos bëhet bllokuese

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar...

Haradinaj kujton Xhevë e Fehmi Lladrovcin: Me ta isha bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot në...

Mbi 15 mijë aksidente për 8 muaj në Kosovë

Vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në total...

LDK-ja thotë se kryetari i Gjilanit e kurdisi një konkurs në Drejtorinë e Arsimit: Fatlumët, të gjithë familjarë të pushtetarëve

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mbajti të shtunën një konferencë për media, në të cilën e akuzoi kryetarin e komunës, Alban...

Rama: Kemi interesim për projekte nga investitorë të huaj, nga Qeveria kërkojmë vetëm të mos bëhet bllokuese

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga Qeveria që të mos jetë “bllokuese” në investimet e kryeqytetit, por mbështetëse dhe bashkëpunuese. Rama...

Haradinaj kujton Xhevë e Fehmi Lladrovcin: Me ta isha bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot në 26-vjetorin e rënies bashkëluftëtarët e tij, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. Haradinaj tha se ata janë shembull...