Zvicra dëbon shqiptarin: Ka vjedhur paketat e postës ku punonte

Një 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i fuste dërgesat...

Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Jordania thotë se Izraeli synon t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Extra AL PVC

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha të dielën se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza përmes një lufte që i përputhet “përkufizimit ligjor të gjenocidit”.

Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar si “të rrejshme”.

Safadi, vendi i të cilit përkufizohet me Bregun Perëndimor dhe i pranoi shumicën e palestinezëve pas krijimit të Izraelit më 1948, theksoi se Izraeli ka mbjellë urrejtje e cila do ta mundojë rajonin dhe përcaktojë gjeneratat e ardhshme.

Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.

“Ajo cfarë po shohim në Gazë nuk është thjesht vrasje e njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrim i vendbanimeve të tyre [nga Izraeli] por një përpjekje sistematike për ta zbrazur tërë Gazën”, tha Safadi në një konferencë në Doha.

Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, Eylon Levy, i hodhi poshtë akuzat e Jordanisë, duke thënë: “Natyrisht, këto janë akuza të rrejshme dhe fyese”.

“Izraeli po lufton për ta mbrojtur veten nga përbindëshat që e kryen masakrën e 7 tetorit, dhe qëllimi i ofensivës tonë është t’i sjellim para drejtësisë këta përbindësha dhe të sigurohemi se ata nuk mund ta lëndojë popullin tonë kurrë më”, tha Levy.

Izraeli u ka bërë thirrje civilëve në Gazë të largohen nga fushëbetejat për sigurinë e tyre dhe dëshiron që edhe tjerët ta përsërisin këtë thirrje, tha Levy./REL

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Zvicra dëbon shqiptarin: Ka vjedhur paketat e postës ku punonte

Një 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i fuste dërgesat...

Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin...

Partitë me fushatë të “padeklaruar” katër muaj para zgjedhjeve

Të paktën në fushatë para ditës së votimit, Kosova...

Zvicra dëbon shqiptarin: Ka vjedhur paketat e postës ku punonte

Një 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i fuste dërgesat e të hollave në xhepin e tij në qendrën e pakove të postës, në Härkingen....

Një vit nga sulmi i Banjskës, Sveçla: Donin të aneksonin veriun e Kosovës, kemi incizime, u mbështetën nga Beogradi

Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të...

Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton. Osmani i ka falënderuar ata “për...