Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kosova ‘pa Zot shtëpie’, presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari udhëtojnë jashtë vendit

Kosova ‘pa Zot shtëpie’, presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari udhëtojnë jashtë vendit

Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, situata e sigurisë në Kosovë po cilësohet e brishtë.

Gjendja në terren ka bërë që NATO ta përforcon praninë e saj në veri të vendit, duke dërguar trupa shtesë.

E pikërisht në këtë kohë, tre liderët shtetëror, presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari gjenden jashtë vendit. Një gjë e tillë ndalohet me Ligjin për Proktokollin e Shtetit.

Kjo nuk i ka ndaluar liderët shtetëror që t’i vazhdojnë vizitat e tyre të planifikuara në vend të ndryshme të botës, raporton gazeta10.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Doha të Katarit.

Bëhet e ditur se Osmani të dielën (sot) do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, që do të mbahet më 10 dhe 11 dhjetor.

Jashtë vendit po qëndron edhe kryeministri Albin Kurti. Ai po qëndron në Berlin të Gjermanisë ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD). Gjatë kësaj vizite, Kurti ka takuar edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

‘Pa Zot shtëpie’ vendin e ka lënë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai që disa ditë po zhvillon vizita të ndryshme në Amerikë.

Kjo nuk është hera e parë që Osmani, Kurti dhe Konjufca udhëtojnë jashtë vendit në të njejtën kohë. Pak muaj me parë tre liderët ndodhëshin jashtë vendit në të njejtën kohë, duke e lënë Kosovën ‘pa Zot shtëpie.

Një gjë e tillë ndalohet me Ligjin për Proktokollin e Shtetit, por kjo nuk po respektohet nga liderët shteteror. /Gazeta10/