Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin...

Partitë me fushatë të “padeklaruar” katër muaj para zgjedhjeve

Të paktën në fushatë para ditës së votimit, Kosova...

Mustafa: Herët a vonë, Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë e Kosovës

Me moton ‘Për identitet dhe dinjitet’ sot kanë protestuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Luftime të ashpra në jug të Gazës

Extra AL PVC

Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës në qytetin Kan Jounis në jug të Rripit të Gazës, pasi Izraeli e vazhdoi ofensivën tokësore falë vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i bllokuar përpjekjet për ndaljen e luftimeve dhe për t’i dërguar ushtrisë izraelite më shumë municion urgjentisht.

Izraeli është përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur më asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.

Por, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë mbështetje jetike ofensivës së Izraelit në ditët e fundit, së pari duke vënë veto ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bënte thirrje për ndaljen e luftimeve, dhe pastaj duke ia shitur Izraelit në mënyrë të përshpejtuar një sasi municioni për tanke në vlerë rreth 100 milionë dollarë.

SHBA-ja i ka premtuar Izraelit mbështetje të palëkundur në synimin e tij për t’ia shkatërruar kapacitetet qeverisëse dhe ushtarake Hamasit – grupit radikal palestinez të cilin e cilëson organizatë terroriste – në mënyrë që të shmanget përsëritja e ndonjë sulmi si ai i 7 tetorit, i cili edhe e nxiti këtë luftë.

Hamasi dhe militantët e tjerë palestinezë u futën në jug të Izraelit furishëm atë ditë, duke i vrarë 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer mbi 240 të tjerë, rreth 100 prej të cilëve janë liruar tashmë gjatë armëpushimit njëjavor muajin e kaluar.

Si përgjigje ndaj atij sulmi, Izraeli po e kryen një luftë shkatërruese nga toka dhe ajri, duke i vrarë mbi 17.400 palestinezë – 70% gra dhe fëmijë – dhe duke i plagosur rreth 46.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez, e cila thotë se shumë njerëz të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Rreth 1.9 milionë njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, sipas agjencive të OKB-së.

Forcat izraelite po përballen me rezistencë të fortë madje edhe në veri të Gazës, ku lagje të tëra janë bërë rrafsh me tokën nga bombardimet, dhe ku trupat izraelite janë duke vepruar tash e gjashtë javë.

Në Kan Jounis, ku forcat tokësore u futën në fillim të dhjetorit, banorët thanë se kanë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime të vazhdueshme gjatë natës, pasi avionët luftarakë bombarduan zonat brenda dhe përreth qytetit jugor, i cili është qyteti i dytë më i madh i Gazës.

“Nuk po ndalen”, tha Radwa Abu Frayeh, e cila jeton pranë Spitalit Evropian në Kan Jounis.

“Ka bombardime, pastaj ambulancat shkojnë për t’i bartur këtu viktimat”, shtoi ajo. /REL/

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin...

Partitë me fushatë të “padeklaruar” katër muaj para zgjedhjeve

Të paktën në fushatë para ditës së votimit, Kosova...

Mustafa: Herët a vonë, Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë e Kosovës

Me moton ‘Për identitet dhe dinjitet’ sot kanë protestuar...

Nëna e Faton Hajrizit thotë se birin e saj e vrau shteti

Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të...

Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton. Osmani i ka falënderuar ata “për...

Partitë me fushatë të “padeklaruar” katër muaj para zgjedhjeve

Të paktën në fushatë para ditës së votimit, Kosova shndërrohet në vend të ëndrrave për të jetuar. Tash e sa ditë ka nisur një fushatë...

Mustafa: Herët a vonë, Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë e Kosovës

Me moton ‘Për identitet dhe dinjitet’ sot kanë protestuar shqiptarët në Preshevë. Shqiptarët në Luginë protestuan kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga...