Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > AAK zyrtarizon Leonard Llollunin si kandidat për kryetar komune të Junikut

AAK zyrtarizon Leonard Llollunin si kandidat për kryetar komune të Junikut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve me degë, ka takuar sot strukturën e asaj në Junik.

Haradinaj ka thënë se momentumi pozitiv i Aleancës në Junik dhe diskutimi i frytshëm e vërteton qëndrushmërinë tonë politike dhe fuqinë tonë në Junik.

“Sot në Junikun e historisë, në takim me kolegët nga Aleanca zhvillova një diskutim përmbajtësor për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe aspektet organizative në degë. Momentumi pozitiv i Aleancës në Junik dhe diskutimi i frytshëm e vërteton qëndrushmërinë tonë politike dhe fuqinë tonë në Junik”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka bërë të ditur se Leonard Llolluni do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Junikut në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Në këtë takim, z. Leonard Llolluni mori edhe zyrtarisht besimin për të qenë kandidat i AAK-së për kryetar komune i Junikut. Leonardi është pjesë e gjeneratës së re të politikanëve që u rritën me Aleancën. Ai shërbeu për disa vjet në Komunën e Junikut si drejtor i Zhvillimit Ekonomik, ku shkëlqeu me rezultate shumë të larta, veçanërisht në promovimin e turizmit në Junik. I përkushtuar dhe i përgjegjshëm në punë, ai fitoi besimin e elektoratit junikas, duke dalë më i votuari në zgjedhjet nacionale të vitit 2021, ndërsa në zgjedhjet e fundit partiake, ai mori udhëheqjen e Aleancës në Junik”.

Postimi i plotë:

/TV Arbëria

Powered by WordPress