Ballkani ka pësuar humbjen e parë sezonale në Albi Mall Superligë, teksa u mposht nga Llapi me rezultat 5-3.
Ka qenë një ndeshje spektakolare e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ku u panë të gjithë dhe tetë gola secili më i bukur se tjetri.
Gjithsesi humbja e parë për Ballkanin erdhi, derisa trajneri Ilir Daja ka thënë se e dinin që një ditë do të vije disfata, por ka pranuar se skuadra e tij ka luajtur mirë.
“E dinim se do të vinte humbja e parë për neve. Luajtëm mirë, por nuk ishte ndeshja më e mirë e sezonit. Bëmë gjithçka për ta barazuar rezultatin në 2:2”.
Kemi pasur edhe raste tjera për përmbysje të rezultatit. Ndoshta kjo mund të ishte një lloj gabimi në këtë ndeshje. Por, pavarësisht ngarkesave, lojtarët dhanë maksimumin”.
/TV Arbëria