Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Edi Rama: Mbështesim Kosovën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Edi Rama: Mbështesim Kosovën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Këtë të shtunë është zhvilluar pritja e bordit të Komitetit Olimpik Mesdhetar në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë në pritjen e anëtarëve të Komisionit Olimpik Mesdhetar se do të mbështesë Kosovën për organizimin e lojërave olimpike mesdhetare për vitin 2030.

“Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për lojërat mesdhetarë të vitit 2030. Dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate, në lojërat e para olimpike që do të ndodhin në Shqipëri, në Prishtinë dhe në Durrës, do të jemi shumë krenar për vendimin që është marrë”, ka thënë fillimisht Rama.

“E dimë që ky vendim nuk është shumë i lehtë për ju, por ju merrni vendime si njerëz të sportit se nëse do ishit njerëz të politikës nuk do ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim”.

Gjithashtu kryeministri Rama u tha një këshillë anëtarëve të bordit, që pas takimit ata të dalin e të shijojnë Tiranën, pasi përveçse është një ditë e bukur, qyteti zbukurohet edhe nga atmosfera festive.

“Gjëja e fundit që unë doja të thoja, dhe në fakt kjo është një thirrje shumë serioze. Ju lutem shijojeni këtë vizitë në Tiranë, mos rrini shumë në këtë mbledhje, dilni dhe shikoni qytetin, është një ditë e bukur dhe në Tiranë tani ka një atmosferë shumë të mirë”, përfundoi kryeministri shqiptar.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress