Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Vitia: 550 mijë euro investime në Klinikën e Oftalmologjisë

Vitia: 550 mijë euro investime në Klinikën e Oftalmologjisë

Ministria e Shëndetësisë ka filluar investimet në pajisje mjekësore moderne dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shpejti do të arrijë aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik për foshnjat e lindura para kohe, si dhe do të ketë rinovime e riorganizime në repartet e Klinikës A dhe B si pjesë e transformimeve nëpër klinika.

“Në vijim janë dy repartet e tjera C dhe D, së bashku me sallat operative dhe diagnostikën. Pajisjet e reja mjekësore dhe infrastruktura e përmirësuar mundësojnë saktësi dhe shpejtësi në diagnostikim, shërbime të reja, rritje të cilësisë së shërbimeve ekzistuese, dyfishim të shërbimeve, ekonomizim të shpenzimeve publike”, ka shkruar Vitia.

Postimi i plotë:

/TV Arbëria

Powered by WordPress